• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dumfris: Nuk më interesojnë të tjerët, duhet vetëm të fitojë Interi

11/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Denzel Dumfris është duke kaluar ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij që nga koha kur ka veshur fanellën zikaltër. Mbrojtësi holandez thotë se Interi duhet të bëjë gjithçka për të kaluar në raundin e ardhshëm.Denzel-Dumfries-1024x682FAVORITË- “Ne duam të luajmë mirë. Le të themi që kjo është si pjesa e dytë e një ndeshjeje. Duam të fitojmë për të shkuar në çerekfinale dhe për ta bërë duhet të luajmë siç dimë ne”.

SEKRETI- “Për mua është një sezon pozitiv. Jam përqendruar shumë, sepse për mua në fakt ka qenë e vështirë që të isha i fokusuar shumë kohë në një sezon. Jam rritur në këtë aspekt”.

LODHJE- “Fizikisht jam shumë mirë dhe nuk kam probleme. Për mua e rëndësishme është që të jem i përqendruar në çdo ndeshje”.

FEJENORDI- “Nuk më intereson fare rivaliteti që kam pasur me ata nga koha kur aktivizohesha në Holandë. Më intereson vetëm që të shkojmë në çerekfinalet e Champions-it. Pres që ata të jenë skuadër agresive sepse nuk kanë asgjë për të humbur. Interi duhet që të bëjë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”.

INZAGI- “Ai dhe stafi i tij më kanë ndihmuar shumë që nga momenti që kam ardhur. Më kanë treguar rrugën si duhet të rritem dhe jam shumë i lumtur. Unë nuk merrem shumë me atë që të tjerët thonë për mua. Dua që të përmirësohem në çdo aspekt”.

TURAM- “Është një sulmues i fortë dhe me kualitet. Në dhomat e zhveshjes flet dhe bën humor me të gjithë. Është shumë i rëndësishëm dhe fakti që rikthehet të na ndihmojë në një moment delikat”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Capello sulmon Guardiolën: Është arrogant, prandaj ka humbur disa Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.