Wednesday, 27. May 2026
Sport

Durant në histori, shënon mbi 30.000 pikë në karrierë

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen e kaluar Finiks Suns pësuan humbjen e radhës në ndeshjen kundër Grizzlies, por njëri prej lojtarëve të ekipit nga Arizona kishte një arsye për të festuar.

Me 34 pikët e shënuara përballë Memfisit, Kevin Durant kalon 30.000 pikët e shënuara në karrierë duke u kthyer në lojtarin e tetë me më shumë pikë në historinë e NBA.

Në fund të takimi Xha Morant i dhuroi edhe topin.  

Mes lojtarëve të cilët kanë të paktën 800 ndeshje, Durant renditet i katërti.

Renditja e plotë:

LeBron James: 41,623

Kareem Abdul-Jabbar: 38,387

Karl Malone: 36,928

Kobe Bryant: 33,643

Michael Jordan: 32,292

Dirk Nowitzki: 31,560

Wilt Chamberlain: 31,419

Kevin Durant: 30,008

Teilen: