Lajme të këqija për Barcelonën në prag të ndeshjes me Interin. Ashtu siç të gjithë mendonin se Alejandro Balde do të ishte gati kundër zikaltërve, media spanjolle “AS” bën të ditur se ai është pothuajse jashtë për duelin e së martës.
Mungesa e Balde është një “dush i ftohtë” për Hansi Flik, i cili thuhet se po e konsideron seriozisht vendosjen në fushë të një mbrojtësi me katër lojtarë për t’iu kundërvënë kësaj mungese të konsiderueshme në krahun e majtë. Fakti që Gerard Martin luajti 90 minuta të plota kundër Vajadolidit është një provë tjetër e planeve të trajnerit gjerman, pasi ai mund të jetë duke e konsideruar seriozisht vendosjen e Injigo Martinez në krahun e majtë, siç bëri në pjesën e dytë kundër Interit në Montjuicc, me rezultate më shumë se të kënaqshme.
Në krahun tjetër do të ishte një tjetër qendërmbrojtës, Eric Garsia, megjithëse në rastin e tij është shumë e vështirë ta etiketosh sepse që nga mbërritja e Flik ai ka luajtur praktikisht gjithçka, ndërsa në boshtin qendror do të ishin Ronald Araujo dhe Pau Kubarsi pa përjashtuar 100% opsionin e Andreas Kristensen, veçanërisht pas performancës së tij të mirë kundër Vajadolid.
Të gjitha kambanat e alarmit u ndezën për Balden të enjten, kur ai ishte planifikuar të kthehej në stërvitje. Megjithatë, ndjesitë e tij nuk ishin plotësisht të kënaqshme, kështu që përfshirja e tij në skuadër kundër Vajadolid, ku ai ishte planifikuar të luante disa minuta u anulua.
Tani për tani, planet e menjëhershme përqendrohen në rikthimin e tij në kohë për “El Clasicon” më 11 maj. Nga ana tjetër, Robert Levandovski do të jetë në Milano. Në fakt, sulmuesi polak pritet të kthehet në stërvitje këtë të dielë dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë 25 deri në 30 minuta në “San Siro”. Brenda dhomës së zhveshjes, rikuperimi i Levandovskit po cilësohet si një rikuperim “i mrekullueshëm”, pasi ai ka arritur të rikthehet në formë vetëm në dy javë pasi pësoi një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë.
BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL