• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dushan Vlahoviç trondit Juventusin, rrezikon “finalen” me Bolonjën

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Vlahoviç nuk do të jetë në dispozicion të Juventusit për sfidën e radhës në kampionat kundër Monzës, të dielën në orën 18:00 në “Allianz Stadium”. Sulmuesi serb ka pësuar një dëmtim muskulor të kofshës së djathtë, sipas rezultateve të ekzaminimeve mjekësore të kryera në qendrën “J Medical”.

VLAHOVIC

Problemi muskulor që detyroi Vlahoviç të largohej në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes ndaj Parmës, duke i lënë vendin Konseisaos, kërkon kujdes dhe monitorim të përditshëm, siç njofton edhe vetë klubi bardhezi. Sipas vlerësimeve mjekësore, koha e rikuperimit pritet të jetë nga 7 deri në 10 ditë, çka e përjashton automatikisht pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e fundjavës.

Objektivi i stafit teknik dhe mjekësor është ta ketë në dispozicion për duelin vendimtar në garën për Championsin ndaj Bolonjës, më 4 maj në “Dall’Ara”, një përballje që tashmë konsiderohet si një “finale” për Ligën e Kampioneve. Ndërkohë, Teun Kopmeiners dhe Mbangula kanë vazhduar të punojnë veçmas nga grupi, ndaj edhe për ta do të bëhet një vlerësim në ditët në vijim për të parë nëse do të jenë të gatshëm për sfidën me Monzën apo më tej.

Në këtë moment delikat të sezonit, Juventusi ka nevojë për të gjithë forcat, dhe rikuperimi i Vlahoviç do të ishte një armë e çmuar për Tudorin në këtë sprint final drejt kualifikimit në Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

McLaren jep njoftimin e rëndësishëm: Momenti i duhur për të zbuluar mundësi të reja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.