Saturday, 4. April 2026
Sport

Dwamena vdiq në Shqipëri ditë më parë, sot i jepet lamtumira e fundit në Ganë

GS 18/11/2023 1 Min. Lesezeit

Raphael Dwamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor.

Pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i Dwamena mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij.

Ditën e shtunë u mbajt edhe ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit.

Dwamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për fatet e 28-vjeçarit që humbi jetën në terrenin e gjelbër.

Të premten, në ndeshjen miqësore që Gana luajti ndaj Madagaskarit, u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Dwamenës i cili me kombëtaren ganeze numëron tetë ndeshje dhe dy gola të shënuar. /Supersport

Teilen: