Tuesday, 26. May 2026
Futboll

Dy arsye pse Leao do të largohet nga Milan, derbi turk për sulmuesin portugez, ja detajet

GS 26/05/2026 2 Min. Lesezeit

Rafael Leao është pranë largimit nga Milan, jo vetëm pasi ka humbur përfundimisht besimin e klubit dhe të tifozëve, por edhe për arsye financiare. Ai është i vetmi që mund balancojë disi bilancin e Milan, pas dështimit të kualifikimit në Champions League.

Portugezi mund të sjellë 40-50 milionë euro në arkën e kuqezinjve, që nuk do të jenë 80-100 milionë euro që pritej disa vite më parë, por gjithsesi është i dobishëm. Zhvillimi i ri është interesi i Gallatasaraj për një derbi të madh turk.

Gallatasaraj dhe Fenerbahçe kanë bërë lëvizjet e tyre javën e fundit. Ata po e shikojnë njëri-tjetrin nga larg dhe po e studiojnë njëri-tjetrin: janë mësuar të kenë qëllime të përbashkëta.

Ka pasur shumë diskutime në Turqi për pasionin e Fenerbahçe për Leaon, pasi ata do të zgjedhin presidentin e tyre të ri në fundjavën e 6-7 korrikut. Gjithsesi, nga dy ekipet e Stambollit, Galatasaray është përpara në këtë garë, gati të ofrojë një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon.

Leao, i cili fiton 5.5 milionë euro plus bonuse tek Milan, nuk mund të qëndrojë indiferent. A do ta pranojë ai Turqinë? Një përgjigje do të jepet në ditët në vijim, ndoshta gjatë Kupës së Botës.

Teilen: