Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre.
I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili do të vazhdojë kontratën me madrilenët deri në verën e vitit 2025.
E të njëjtën rrugë do ta marrin edhe dy futbollistë tjerë.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Nacho Fernandez dhe anësorin Lucas Vazquez.
Të dy tashmë kanë rënë dakord me drejtuesit e klubit për marrëveshjet e tyre të reja, të cilat zyrtarisht do të shpallen javën e ardhshme, kur Real Madridi nuk do të ketë ndeshje.
Skuadra nuk ka asnjë angazhim nga data 1 deri më 8 prill.
Nacho është bërë titullar për madrilenët këtë sezon pasi Eder Militao dhe David Alaba morën lëndime që i lanë jashtë fushës për periudha të gjata kohore.
Lucas ka 26 ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asistime.