Tuesday, 3. February 2026
Futboll

Dy gjigantët e PL nuk heqin dorë nga Aurélien Tchouaméni, zbulohet oferta joshëse për Real Madridin

GS 26/01/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse Aurélien Tchouaméni është një nga figurat kyçe te Real Madrid, kjo nuk e zbeh aspak interesin e klubeve të tjera për mesfushorin francez. “Sports Illustrated” zbulons e dy klubet e mëdha të Premier League, Liverpool dhe Tottenham janë të vendosura të tentojnë transferimin e mesfushorit francez gjatë verës së ardhshme.

Oferta që pritet të shkojë në drejtim të Real Madridit është plot 100 milionë euro, shifër joshëse. Kontrata aktuale e francezit me klubin madrilen skadon në vitin 2028.

Nuk është herë e parë që Tchouaméni përfundon në radarin e klubeve të mëdha, mëgjithatë largimi nga Real Madrid në këtë moment, të paktën gjatë verës së ardhshme, duket shumë i vështirë për të ndodhur.

Teilen: