Monday, 13. April 2026
Sport

Dy gola dhe një karton i kuq: “Natë emocionale” shkruan vetë Luis Díaz

GS 05/11/2025 1 Min. Lesezeit

Luis Díaz ishte protagonist absolut mbrëmë në stadiumin “Parc des Princes”, duke shënuar dy gola që siguruan fitoren 2-1 të Bayern Munich ndaj PSG-së në Champions League.

Megjithatë, mbrëmja e kolumbianit u errësua para pushimit, kur u përjashtua me të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj mbrojtësit Achraf Hakim, i cili u largua nga fusha me lot në sy.


Banner

Pas një vale kritikash dhe sulmesh në rrjetet sociale, edhe pse klubi e mbështeti, Díaz reagoi përmes një mesazhi në ‘Instagram’:

“Ka qenë një natë plot emocione. Futbolli na tregon se në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, të mirat dhe të këqijat. Jam i trishtuar që nuk e përfundova ndeshjen me shokët e skuadrës, por krenar për përkushtimin e tyre. I uroj Hakimit rikthim të shpejtë në fushë.”

Ndërkohë, Hakimi po pret rezultatet e testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të kyçit të këmbës dhe kohën e mungesës, duke shkaktuar shqetësim në Francë dhe Marok për Kupën e Afrikës që po afrohet. /ATVLIVE.TV

Teilen: