Gjilani është duke luajtur baras 1:1 me Prishtinën, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 28-të, Senad Jaroviq nga afërsia e me dinakëri ka shënuar në portën e prishtinasve.
Në minutën e 36-të, Leotrim Kryeziu nga penalltia e ka barazuar rezultatin 1:1.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballafaqimi tjetër mes Dritës dhe Dukagjinit po luhet në Gjilan.
Drita është në epërsi me rezultat 1:0 me golin e Besnik Krasniqit në minutën e 31-të.