• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy gola për ndeshje, mbrojtja e Milanit “fut ujë”

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e Milanit si në filmat horror: kjo është tema mbi të cilën këmbëngul “Corriere dello Sport”. Në fakt, nëse ka një problem që dënon kuqezinjtë për të mos mbajtur ritmin me Interin dhe Juventusin në krye të tabelës së Serisë A, është brishtësia difensive, e cila nuk është zgjidhur kurrë që nga fillimi i sezonit.

MILAN

“Djalli” vazhdon të humbasë pikë të rënda, gjatë rrugës, për shkak të një mbrojtjeje që lejon shumë depërtime të kundërshtarit. Numrat e kampionatit e tregojnë qartë këtë. Në 22 ndeshje të luajtura deri më tani në Serie A, Milani ka pësuar 25 gola. Më shumë gola të pësuar sesa Interi (vetëm 10 gola të pësuar), Juventusi (13), Torino (19), Lacio dhe Bolonja (20), Atalanta (21) dhe Fiorentina (22).

FAJI – Në kuotë të barabartë me Romën dhe Napolin (25), vetëm një gol më pak të pësuar se Xhenoa, e njëmbëdhjeta në renditje. Problem serioz. I shkaktuar, siç shpjegoi ‘CorSport’, për shkak të një numri të madh gabimesh në mbrojtje si nga individët ashtu edhe si repart.

Fakti është që kushtojnë shumë pikë. Milani pësoi dy gola nga Bolonja, Udineze, Leçe, Napoli, Salernitana, tre nga Atalanta e pesë nga Interi. Gabime që janë konstante gjatë gjithë sezonit dhe që e çuan Milanin të largohej fillimisht nga Liga e Kampionëve, më pas nga Kupa e Italisë dhe të ngadalësohej në Serinë A.

Në 28 ndeshje sezonale, përfshirë kupat, ekipi i Piolit në dhjetë raste ka pësuar dy ose më shumë gola.. Mungesa e titullarëve, natyrisht, është një komponent i rëndësishëm. Por, në përgjithësi, është e gjithë faza mbrojtëse e Milanit ajo që ka të meta.

Kjo mund të ndikohet nga mënyra e lojës e imponuar nga Pioli. Milani i tij, në fakt, shpesh çekuilibrohet në fazën sulmuese, duke afruar disa lojtarë pranë zonës kundërshtare, por në rast kundërsulmi mbrojtësit kanë pak mburojë nga mesfusha. Dhe të fitosh duke pësuar dy gola për lojë është një sipërmarrje titanike.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Avdullahu e Kololli me Baselin vazhdojnë me fitore! Ramizi asiston

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.