• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy gola të anuluar dhe dy traversa, Tirana e Dinamo ndajnë pikët

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfundoi me rrjeta të paprekura derbi i pazakontë i kryeqytetit, Tirana – Dinamo, i zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës. Dy gola të anuluar, një për secilën skuadër, e dy traversa të Prengajt e bënë tepër emocionuese pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje, por në fund skuadrat ndanë nga një pikë.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe me raste sporadike, Prengaj i Tiranës në minutën e 53-të lëshon një gjuajtje të fortë, por traversa i mohon festën e golit sulmuesit të bardhebluve.

Pesë minuta më vonë, bardheblutë tundin rrjetën e Dinamos me Soler, që u tregua i saktë me një roveshatë, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR goli u anulua për pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

 Në të 71’, Zabërgja nga e djathta nis një pasim në qendër, që devijohet nga Selmani, teksa Vila shtyn sferën në rrjetë. Por goli është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

Tjetër traversë e Prengajt! Sulmuesi, i pafat, sheh përsëri topin të kthehet nga shtylla e sipërme e portës së Teqjes pas një aksion të bukur të bardhebluve.

Asgjë nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes, me rezultatin që mbeti me rrjeta të paprekura.

Next Post

Tetova: Barazimi, i drejtë, por ne ishim më pranë golit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.