Thursday, 14. May 2026
Sport

Dy gola të polakut i japin fitoren me përmbysje Barcelonës

GS 18/08/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona e ka filluar me fitore rrugëtimin e saj në La Liga në këtë sezon, teksa ka mundur me shifrat 2-1 skuadrën e Valencias në transfertë.

Vendasit kishin shënuar të parët me anë të Duro, por katalanasit ia dolën të kthenin rrjedhën e ndeshjes në favor të tyre me Levandovskin protagonist.

Një asist i Jamal në shtesëne pjesës së parë solli golin e barazimit, ndërsa në fillimin e të dytës polaku dyfishoi shifrat me penallti.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Barcelona  e nisi me tre pikë shumë rëëndësishme për moralin rrugën e saj në kampionat.

Teilen: