Tuesday, 16. June 2026
Sport

Dy lojtarë largohen nga Teuta

GS 16/06/2026 1 Min. Lesezeit

Teuta njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me Albi Dokën dhe Santigo Puzzon. Klubi durrsak falënderon lojtarët për kontributin e dhënë dhe u uron suksese në vazhdimin e karrierës.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Albi Doka.

E falenderojmë Albin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Santigo Puzzo, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë.

KF Teuta e falënderon për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Teilen: