• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy lojtarë të tjerë jashtë fushës, thellohet kriza e lëndimeve te United

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United, i ka dy lojtarë jashtë fushës.

Christian Eriksen është përjashtuar për rreth një muaj, ndërsa Rasmus Hojlund përballet me një garë me kohën për të qenë i aftë për ndeshjen kritike të Manchester United në Ligën e Kampionëve jashtë ndaj Galatasaray në pak më shumë se dy javë.

Hojlund u zëvendësua në minutën e 78-të të fitores 1-0 të United ndaj Luton të shtunën për shkak të një problemi muskulor.

Ndërsa Eriksen u largua pak para pjesës së parë me një problem në gju, raporton The Telegraph.
Hojlund duket se do të humbasë vizitën e United në Everton të dielën në javën e tyre të parë pas pushimit ndërkombëtar.United tha se shpresonte që sulmuesi danez të rikthehej para fundit të muajit.

Ky ekip ka humbur tre nga katër ndeshjet fillestare në Grupin A dhe do të largohet nga Champions League nëse mposhtet nga kampionët e Turqisë.

United aktualisht është pa mbrojtësit Luke Shaw, Lisandro Martinez, Jonny Evans dhe Tyrell Malacia, mesfushorin Casemiro dhe sulmuesin Amad Diallo, ndërsa Jadon Sancho mbetet i dëbuar nga trajneri.

Next Post

Penalltia e fituar nga Broja dhe barazimi dramatik 4-4, një rekord i ri në karrierën e Guardiolës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.