• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy mln në sezon për zviceranin që do të luajë me 17-ën, Okafor: Dua trofe, Milani më mahnit

24/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e premte “djal li” pagoi 14 mil ionë euro (plus bonuse) për Noah Okafor, teksa po atë mbrëmje ai mbërriti. E shtuna kaloi mes vizitave mjekësore, testeve për certifikatën e aftësisë për punë dhe firmës mbi kontratë. Zvicerani që ka zgjedhur të mbajë numrin 17, që ishte i Leaos, ka nënshkruar për pesë vite dhe do të paguhet 2 milionë euro në sezon. Ditën e djeshme ai është nisur për në Shtetet e Bashkuara ku do të kryejë njohjen dhe stërvitjet e para me shokët e rinj.

okafor

Me fanellën e Salcburgut, ku luajti për thuajse 4 vjet, Okafor, i cili nuk luan që prej prillit për shkak të një frakture në gishtin e këmbës, ka shënuar 34 gola në 110 paraqitje mes ligës dhe kupave. Në sezonin e kaluar shënoi gjithsej 10 gola, përfshirë edhe kundër Milanit në Champions.

PREZANTIMI – Noah Okafor, ka pasur edhe një prezantim të shkurtër në televizionin e klubit. Më poshtë edhe deklaratat e tij.

Si lindi ky transferim?

Kam luajtur kundër Milanit në Champions dhe që nga aty lindi interesi. Pastaj disa javë më parë mora lajmin, isha i lumtur, sepse doja vetëm Milanin nga ku kam admiruar legjenda si Kaka dhe Ronaldinjo. Tani marrëveshja u mbyll, kështu që është koha për të dhënë maksimumin.

Mund ta përshkruani pak veten se si jeni jashtë fushe?

Jam gjithmonë i buzëqeshur, por edhe tip i mbyllur. Kam dy vëllezër dhe një motër më të vogël me të cilët kaloj shumicën e kohës së lirë. U jam mirënjohës familjarëve të mi dhe mundohem t’i kontaktoj e t’i shoh sa herë që mundem.

Si e mendoni impaktin me lojën e ekipit tuaj të ri?

I kam shënuar Milanit në përballjen e parë në Champions dhe në ndeshjen e kthimit në “San Siro” mbeta i habitur. Për 90 minuta tifozët nuk pushuan, ndërsa skuadra luajti shumë mirë. Tani jam edhe unë pjesë e Milanit e do të bëj gjithçka për të dhënë ndihmesën time.

Me Leaon jeni njohur më herët. Si është raporti juaj?

Jemi njohur më herët dhe pas ndeshjes së Championst shkëmbyem fanellat. I kam shkruar shpesh në kohët e fundit dhe më në fund do të komunikojmë edhe në fushë e jo vetëm me celular.

Mund të na thoni diçka për karakteristikat dhe ambiciet tuaja?

Jam i shpejtë dhe i aftë në situatat një kundër një. Jam fleksibël, mund të luaj si sulmues i parë ose në një sulm dysh. Mundohem të përfitoj nga shpejtësia ime dhe të godas portën sa më shpejt. Të luash në Kupën e Botës është një ëndërr për çdo lojtar të ri, ke nevojë për disiplinë dhe unë dua t’ia tregoj atë Milanit.

Çfarë objektivash keni për këtë sezon?

Italia është një hap përpara në karrierën time. Jemi një ekip me cilësi dhe deri tani më kanë shkruar të gjithë. Janë djem të thjeshtë e do të ma bëjnë gjithçka më të lehtë. Jemi një ekip i fortë, me objektiva të rëndësishëm. Nesër do të shkoj në Los Anxhelos dhe do të takoj shokët e mi të skuadrës: ata janë të gjithë të mirë dhe me këmbë në tokë.

Keni ndonjë mesazh për tifozët?

Përshëndetje milanistë. Do të nisem tani drejt Londrës nga ku do të marr fluturimin për në Los Anxheles. Mezi pres të shoh e të takoj shokët e mi të rinj për t’u stërvitur për herë të parë. Uroj të shihemi sa më shpejt. Forca Milan!

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Al Hilal lëshon ‘bombën’, ofrojnë 300 milionë euro për Mbappen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.