Xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në futboll do të përfundoj me dy ndeshje interesante që zhvillohen sot.
Llapi – Drita pa dyshim do të marr vëmendjen kryesore, shkruan lajmi.net.
Skuadra nga Podujeva ka pasur një fillim mjaft të mirë me gjashtë fitore, dy humbje e një barazim, por përballë do të ketë një kundërshtar mjaft të fortë pasi Drita është ende e pamposhtur në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga Gjilani ka pesë fitore e tri humbje.
Llapi renditet në vendin e dytë me 11 pikë, derisa Drita është e treta, por ka një ndeshje më pakë të zhvilluar.
Superliga do të përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Malishevës e Dukagjinit.
Të dyja skuadrat kanë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, me Malishevën që ka katër humbje e një fitore, kurse Dukagjini ka katër barazime.
Dukagjini renditet në vendin e tetë më nëntë pika të grumbulluara, nga ana tjetër Malisheva renditet e pesta, me 12 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/