• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy ndeshje të shtunën dhe dy të dielën

22/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për xhiron e tretë në Albi Mall Superligë.

Edhe në këtë xhiro zhvillohen vetëm tre ndeshje, pasi Drita ka shtyrë duelin me Suharekën, njësoj siç ka bërë në dy xhirot e kaluara me Malishevën dhe Prishtinën për shkak të angazhimeve në Evropë.

Në xhiron e tretë do të zhvillohen katër duele, dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën me fillim nga ora 16:00.

Ferizaj takohet me Prishtinën në stadiumin me bari artificial, derisa ky takim drejtohet nga Lirim Jashari si kryesor me ndihmësit Fatlum Berisha e Faton Jakupi.

Po të shtunën zhvillohet edhe duel mes Llapit dhe Malishevës, ku drejtësinë do ta ndajë Isak Ceroviku me ndihmësit Hekuran Osmani e Drilon Rexhepi.

Genc Nuza do të drejtoj duelin mes Ballkanit dhe Feronikelit’74 të dielën me ndihmësit Arbnor Bualltovci dhe Fatlum Jashari.

Ndërkohë të dielën zhvillohet edhe sfida mes Dukagjinit dhe Gjilanit, me Ilir Mehmetin që do të jetë gjyqtar kryesor me ndihmësit Granit Hyseni dhe Meriton Berisha..

Next Post

Kthehen maskat në Madrid, përgatitësi atletik i Realit shtrydh lojtarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.