• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy ndeshjet e qershorit, Foda: Nuk eksperimentojmë, duam fitore dhe përgatitje serioze për kualifikueset

05/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës është në prag të dy miqësoreve të rëndësishme, ndaj Armenisë më 7 qershor dhe ndaj Komoreve më 9 qershor, që të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në konferencën për shtyp para përballjes së parë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi qartë se objektivi kryesor i skuadrës nuk është eksperimentimi, por fitorja dhe përgatitja serioze për sfidat kualifikuese të Botërorit.

“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi Foda me vendosmëri.

Ai foli edhe për përfshirjen e lojtarëve të rinj në grumbullimin aktual, duke theksuar se janë bërë vëzhgime të kujdesshme para se të thirreshin në ekipin kombëtar.

“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.

Sidoqoftë, përzgjedhësi gjerman nuk pranoi të zbulojë ende formacionin startues për ndeshjen ndaj Armenisë, duke thënë se vendimi final do të merret në prag të takimit.

“A do të angazhohen në ndeshjen e radhës mbetet të shihet nesër para lojës”, u shpreh Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës nënvizoi rëndësinë që në fushë të zbresin lojtarët më të përgatitur dhe në formë, duke theksuar se do të ndjekë me përpikëri parimet dhe filozofinë e tij të lojës.

Next Post

Kur luajti Deco përkrah Messit?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.