Tuesday, 17. February 2026
Moto GP

Dy objektivat e Arsenalit do t’i zënë vendin Xhakës, ekipi nga Bundesliga afër marrëveshjes me futbollistin shqiptar

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Granit Xhaka, lojtari i Kombëtares së Zvicrës duket se po zhvillon sezonin e fundit te skuadra e Arsenalit.

Ashtu siç raporton “talkSPORT”, skuadra e Bayer Leverkusen është duke tentuar të arrij marrëveshje me lojtarin shqiptar, shkruan Lajmi.net

  

Skuadra e Arsenalit ka dy objektiva gjatë afatit të verës, të cilët do t’i zënë vendin mesfushorit shqiptar. Bëhet fjalë për Declan Rice dhe Moises Caicedo.

Xhaka e njeh shumë mirë Bundesligan, pasi në të kaluarën ka luajtur te Borussia Monchengladbach.

30-vjeçari këtë sezon zhvilloi 35 paraqitje, shënoi pesë gola dhe bëri shtatë asiste.

Vlera e tij momentale sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 28 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: