Barcelona konfirmon edhe njëherë dy prioritetet kryesore për merkaton e verës që janë nënshkrimi i Alessandro Bastoni dhe Julian Alvarez. “Bordi, i udhëhequr nga Deco dhe drejtuesit e lartë, do t’i japë përparësi këtyre dy profileve dhe do t’i konsiderojë ato si nënshkrime thelbësore”, konfirmon katalanasja “SPORT”.
Megjithatë, transferimi i dy lojtarëve të përmendur nuk do të jetë aspak i lehtë. Për Alessandro Bastoni-n, Inter do të kërkojë të paktën 75-80 milionë euro, ndërsa çmimi për Julian Alvarez do të jetë akoma edhe më i shtrenjtë.
Së pari, Atletico Madrid është shprehur vazhdimisht që nuk e mendon largimin e lojtarit në verë. Së dyti, nëse ndodhë do të te jëtë për një shifër mbi 100 milionë euro.
Por, në rast së dështon pista Julian Alvarez, Barcelona ka një plan B, që mban emrin e Omar Marmoush. Egjptiani i Manchester City është shumë herë më i mundshëm dhe ka një vlerë 45-50 milionë euro, e përballueshme për katalanasit.