• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy rekorde në një ndeshje, Cristiano Ronaldo 1000 ndeshje me skuadrat e klubeve

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, ndërsa shkruan një tjetër faqe në historinë e futbollit botëror. Sulmuesi portugez luajti në fazëve 1/8-ve, të AFC Champions League, e thënë ndryshe Champions League e kontinetit aziatike, me skuadrën e tij Al-Nassr, duke shënuar ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij me skuadrat e klubeve, teksa deri më tani asnjë lojtar tjetër, nuk e ka arritur këtë shifër e ky rekord pritet të thellohet akoma më shumë.

Pesë herë fituesit i “Topit të Artë” shënoi golin e vetëm dhe të fitores 1-0 në transfertën kundër Al Feihaa, ndrësa shtoi një tjetër arritje në karrierë, me “yllin” portugez, i cili është lojtari i parë në histori, që realizon të paktën një gol në sezonin e 22-të radhazi, Por këto janë vetëm rekordet e fundit në jetën sportive të “luzitanit”.

Emrin e tij mbajnë edhe arritje të tjera të mëdha. Sulmuesi portugez ka numrin më të madh të golave me kombëtaret, pasi ka realizuar 128 të tillë. Po ashtu, është i vetmi që ka luajtur në pesë Kampionate Europianë dhe ka shënuar në pesë Botërorë të ndryshëm. Për këtë ka edhe rekordin e ndeshjeve dhe golave, ashtu si në Champions League, sa i përket pjesmarrjeve në turneun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. /i.m /abcnews.al

Next Post

Largimi nga PSG, Mbape i lë “dhuratë” dhjetëra miliona euro parisienëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.