Monday, 9. November 2026
Sport

​Dy sfida vendimtare për Dardanët, Foda flet sot para mediave

GS 09/11/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, do të dalë sot para mediave, ku do të flasë për dy ndeshjet e fundit të Dardanëve në edicionin aktual të Ligës së Kombeve.

Kosova gjatë muajit nëntor do t’i zhvillojë dy përballjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës B, fillimisht kundër Izraelit dhe më pas ndaj Republikës së Irlandës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Izraelit, ndërsa tri ditë më vonë, më 17 nëntor, Kosova do të përballet me Republikën e Irlandës në Dublin.

Konferenca për media e trajnerit gjerman është paraparë të mbahet në orën 12:00, ndërsa grumbullimi i futbollistëve nis po sot.

Kosova aktualisht renditet në vendin e dytë në grup me pesë pikë dhe synon ta përmbyllë këtë edicion të Ligës së Kombeve me rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit.

Teilen: