• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy sulmues për të ndezur entuziazmin e tifozëve të Milanit

28/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy sulmues për të ndezur entuziazmin e tifozëve të Milanit

Pasi ka siguruar shërbimet e Loftus-Cheek, Milani vijon punën në merkato për të sjellë të tjerë futbollistë që do të kompletonin organikën e Stefano Piolit dhe njëkohësisht do të rrisnin entuziazmin e tifozëve, të ulur ndjeshëm pas largimit të Maldinit.

Kështu dy emra të rinj kanë përfunduar së fundi në krye të agjendës së drejtuesve kuqezi dhe bëhet fjalë për Nicolo Zaniolon e Adama Traore. Italiani u kërkua edhe në janar, por atëherë përfundoi te Galatasaray, teksa Milani tani është gati ta rikthejë në Serinë A.

Zaniolo është shumë i përshtatshëm taktikisht, pasi mund të luajë si fantasist, por edhe në të dy krahët e sulmit, duke i dhënë shumë mundësi zgjedhjeje Stefano Piolit. Italiani është zgjedhja e parë për Milanin, që nëse nuk arrin ta rikthejë, atëherë do të hedhë vëmendjen nga amerikani Pulisic, që nuk po gjen hapësira te Chelsea.

Sa i përket anësorit Traore, ai shihet si profili ideal për krahun e djathtë, aty ku Messias e Saelemaekers nuk kanë arritur të bindin plotësisht. Kuqezinjtë do të provojnë ta marrin në huazim nga anglezët e Wolves.

Next Post

Menaxheri i njohur akuzon nënën e Mbapes: Është sikur të hyj unë për të gatuar, duhej të ishte te Reali para 2 vitesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.