Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dy titullarë dëmtohen dhe mungojnë ndaj Skënderbeut

GS 17/09/2024 1 Min. Lesezeit

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Partizanin në shtëpi.

Ekipet ndajnë nga 1 pikë, por përpos rezultatit ajo që shqetëson stafin e kurbinasve është diçka tjrtër.

Dy lojtarë titullarë të bardhezinjve u dëmtuan në sfidën me “Demat”. Bëhet fjalë për Traore dhe Myrtën, të cilët u detyruan të linin fushën e lojës.

Lojtarët pritet t’u nënshtrohen vizitave mjekësorë për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre, teksa me shumë gjasa pritet të mungojnë disa javë. Kjo shqetëson stafin e kurbinasve me Armando Cungun që duhet të bëjë llogaritë ndaj Skënderbeut pa shërbimet e tyre.

Dueli me korçarët do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00. Sfidë që do të zhvillohet në Korçë dhe është e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

Teilen: