Sunday, 29. March 2026
Futboll

Dy titullarë shiten në verë, Interi përgatit revolucionin e dhimbshëm për tifozët

GS 26/02/2026 1 Min. Lesezeit

Interi po përgatitet për ndryshime të thella në skuadër në merkaton e verës. Në Milano ka ardhur koha për disa largime të rëndësishme, edhe nëse dhembin.

Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian janë në muajt e fundit të kontratave dhe nuk do të përfitojnë rinovim.

Portieri Yann Sommer, gjithashtu, është drejt largimit. Zikaltrit tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi. Një opsion i përmendur shpesh është Guglielmo Vicario i Tottenham.

Henrikh Mkhitaryan pritet t’i japë fund përfundimisht aventurës së tij tek Interi, ndërkohë që dy largime pritet të jenë lajmet e këqija për tifozët zikaltër: Nicolo Barella dhe Marcus Thuram.

Mesfushori nuk ka klauzolë largimi dhe mund të shitet rreth 80 mln euro, kurse sulmuesi vlerësohet rreth 60 mln euro.

Teilen: