• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy vende për 11 emra, nis “audicioni” për prapavijën e Juves

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me Bremer dhe Kabal që kanë mbyllur sezonin, Tiago Mota do t’i kishte kërkuar drejtorit Xhuntolit dy mbrojtës të rinj.

Thiago-Motta-Juventus-suit

Drejtori i Juventusit tashmë ka marrë masa duke hetuar pista të ndryshme, në Itali dhe jashtë saj. Prioritet do t’i jepet operacioneve me huazim, por mund t’i kushtohet vëmendje disa shitjeve të mundshme për të vijuar menjëherë me një investim të rëndësishëm. Në majë të listës së dëshirave janë Milan Shkriniar (problemi është rroga) dhe Ardian Ismjali (Empoli bën rezistencë), por me kujdes po ndiqen edhe disa të “ashtuquajtura” alternativa ekonomike.

NËN SHQYRTIM – David Hanko është emri kryesor në mendjen e “Zonjës së vjetër”. Fakti që po shkëlqen me Fejnordin e ka çuar vlerën e kartonit të tij në 30 milionë euro, por vullneti i lojtari në këto situata bën diferencën. Së shpejti do të jetë 27-vjeç dhe e sheh Torinon bardhezi si hapin e madh në karrierë. Duke qëndruar te profilet ndërkombëtares, austriak Danso që luan me Lensin është një tjetër ide që ka ndërlikimet e saj siç do të kishte edhe blerja e Andresenit nga Fulhemi. Në fakt, ideal për cilësitë dhe fizikun do të ishte Jonatan Tah që është në skadencë me Leverkusnin, por vështirë se gjermani do të lejohej të ndërronte skuadër që në janar. Po aq i vështirës, sidomos pas dëmtimit të Kalafiorit, edhe Jakub Kiviori. Përvoja dhe kostot do të ishin perfektë, por polaku duket se do të mbyllë sezonin në Londër dhe më pas do të vendosë për të ardhmen.

PISTAT “ITALIANE” – Duke pasur një trajner të ri, te Juvja i druhen eksperimenteve me rreze të gjerë. Prandaj, përvoja në Serinë A mund të shihet si kriter përparësie në “audicionet” që po ndërmarrin bardhezinjtë për rolin e mbrojtësit. Disi më pak të kushtueshme, por jo më pak interesante, janë pistat Kopola i Veronës dhe Piraola që pas vitesh në Itali po luan për Olimpiakosin. Vetëm Mota do të preferonte Jhon Lukumin të cilin e kishte te Bolonja përpara se rrugët e tyre të ndaheshin duke zgjedhur.FDSGREINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

FFK-ja me njoftim për tifozët “Dardanë” për sfidën ndeshjen Rumani – Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.