Wednesday, 4. March 2026
Sport

Dy vendore në “Top 5” të basketbollisteve

GS 16/12/2024 1 Min. Lesezeit

Dy basketbolliste vendore kanë zënë vend në “Top 5” të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.

Me xhiron e dhjetë, që u zhvillua vikendin e shkuar, ka përfunduar edhe stinori vjeshtor në elitën e basketbollit të femrave.

Arbnore Përquku dhe Saranda Daci, janë pjesë e pesëshes më të mirë, të cilën e përbëjnë edhe tri amerikane.

Jeanae Terry e Penzës është shpallur “MVP e Javës” pasi me 14 pikë, 13 kërcime e po aq asistime ishte më e merituara në fitoren ndaj Pejës 03.

Saranda Daci në triumfin e Penzës, kontribuoi me 19 pikë e 9 kërcime kurse Aliana Rice me 23 pikë, 17 kërcime e 6 asistime udhëhoqi Prishtinën drejt fitores ndaj Junior 06.

Arbnore Përquku dhe Caterrion Thompson ishin më të dalluarat te Bashkimi që mposhti Trepçën dhe mbyll vitin në pozitën e parë.

Thomposon pati 24 pikë e 6 kërcime, ndërsa Përquku shtoi 18 pikë e 13 asistime.

Teilen: