• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy Zhoaot e Barcelonës, ja çfarë mendojnë për njëri-tjetrin

22/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zhoao Feliks dhe Zhoao Kanselo kanë qenë dy afrimet e fundit të Barcelonës në merkaton e verës. Dy portugezët kanë ardhur të huazuar përkatësisht nga Atletiko e Madridit dhe Mançester Siti.

zhoao zhoao

Dy lojtarë të pakënaqur në ekipet e tyre, por që duken të rigjeneruar në Barcelonë, edhe pse kanë fare pak ditë në klubin katalanas. Si sulmuesi ashtu edhe mbrojtësi nuk u përshtatën në planet e trajnerëve të tyre përkatës (Simeone dhe Guardiola) dhe duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur, duke hequr dorë nga një pjesë e mirë e pagës për të veshur fanellën e Barçës.

Në vetëm tri ndeshje, ata tashmë janë bërë pjesë të padiskutueshme e formacionit të Ksavit dhe kanë ndihmuar ekipin të rrisë nivelin në krahasim me sezonin e kaluar. Feliks ka shënuar tre gola në tri takime, ndërsa Kanselo ka realizuar një gol ndaj Betisit. Për gazetën “Mundo Deportivo”, të dy futbollistët jo vetëm që treguan lumturinë e tyre për të luajtur për Barçën dhe synimet e tyre për të mbetur të lidhur me klubin edhe përtej 30 qershorit të ardhshëm, duke e bërë të qartë, natyrisht, se do të duhet ta fitojnë vendin duke performuar në një nivel të mirë. Ata gjithashtu ranë dakord të përgjigjen se si e shohin njëri-tjetrin.

KANSELO, PËR FELIKSIN – “Zhoao Feliks është një talent i natyrshëm. Mendoj se lojtarë të tillë nuk dalin shpesh. Ai është një talent puro dhe mendoj se është në klubin e duhur për të shpalosur të gjithë bagazhin e tij. Ai është një tjetër lojtar i rëndësishëm për të na ndihmuar, ai ka të njëjtën ambicie si unë, që është të fitojë tituj dhe të ndihmojë ekipin në nivelin më të lartë të mundshëm”.

FELIKS, PËR KANSELON – “Unë mendoj se ai ka qenë mbrojtësi më i mirë me të cilin kam luajtur. Ai ka një cilësi që i pëlqen të luajë si një numër 10 dhe thotë se kur të përfundojë karrierën e tij do të luajë si i tillë për ekipin e qytetit të tij. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, një lojtar shumë i mirë dhe ka kontribuar shumë për këtë ekip”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Finalet e një Evropiani në Shqipëri, ja stadiumet e fushat stërvitore që mund të mirëpresin turneun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.