Wednesday, 19. August 2026
Sport

Dy zyrtarizime nga Bylisi, forcohet në mbrojtje dhe mesfushë

GS 17/01/2025 1 Min. Lesezeit

Dy zyrtarizime nga Bylisi këtë të premte. Klubi mallakastriot ka njoftuar në mesditë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin maqedonas, Darko Ilieski:

“FK BYLIS ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin Darko Ilieski. Qendermbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Ilieski ka nënshkruar kontratën me klubin tonë dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit Nevil Dede për ndeshjen e radhës. I urojmë suksese dhe mirëseardhjen në klubin tonë!”

Disa orë më vonë vjen edhe njoftimi për nënshkrimin me Alban Çejkun, mesfushor i rritur në akademinë e Tiranës, që së fundi ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit:

“FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton mesfushorin Alban Cejku, i cili firmos për 3 sezone me Bylisin, duke nisur një projekt afatgjatë me klubin bardhekuq. Cejku i formuar tek Akademia e Tiranës ku spikati si një nder talentet me premtues në akademinë bardheblu do të mbajë veshur fanellën e Bylisit për 3-vite.”

Image

Teilen: