• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dybala drejtë vendlindjes

11/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Dybala mund të jetë në muajt e tij të fundit si futbollist i Romës. Sulmuesi argjentinas, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, po e sheh gjithnjë e më të paqartë të ardhmen në “Olimpico”, ndërsa dëshira për t’u rikthyer në vendlindje po bëhet gjithnjë më e fortë.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, 31-vjeçari po synon një rikthim romantik në Argjentinë dhe është i etur të bashkohet me Boca Juniors, klubin që e ka ndjekur prej kohësh.

Ky transferim do ta kthente “La Joyan” në Amerikën e Jugut pas më shumë se një dekade në futbollin evropian.

Roma nuk ka marrë ende një vendim për rinovimin e tij, por problemet e shpeshta fizike dhe paga e lartë kanë ngritur dyshime brenda klubit. Pikërisht këto faktorë mund ta shtyjnë Dybalan të ndjekë rrugën e ish-shokut të skuadrës Leandro Paredes, i cili u rikthye te Boca në fillim të verës.

Aktualisht, Dybala po rikuperohet nga një dëmtim në kofshë, në një sezon tjetër të mbushur me pengesa. Lëndimet e vazhdueshme i kanë kushtuar atij edhe thirrjen në kombëtaren argjentinase për ndeshjet e këtij muaji, duke i shtuar ankthin për të ardhmen.

Megjithatë, synimi i tij mbetet i qartë: të rikthehet në formën më të mirë dhe të mbajë gjallë shpresat për të qenë pjesë e “Albiceleste”-s në Kupën e Botës së ardhshme, ndoshta si futbollist i Boca Juniors.

Next Post

Një yll dhe 50 milionë euro, Victor Osimhen rikthehet në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.