• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dybala mbetet “gladiator”, kampionit të botës gati t’i bashkohet edhe “ylli” italian

12/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej kohësh kërkohej nga Atletico Madrid e Barcelona, mirëpo e ardhmja e tij është e destinuar të jetë në Romë, me “fantazistin” argjentinas, Paulo Dybala, i cili ka vendosur të rinovojë me “Verdhekuqtë” e kryeqytetit, kjo pasi asnjë nga “gjigantët” spanjollë nuk e ka bindur kampionin e botës me projektin e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediava italiane, Dybala do të zbarkojë në “La Trigoria”, të dielën, pasi të ketë përfunduar pushimet dhe do të takohet menjëherë me drejtuesit e “Ujkonjave”, për të konfirmuar edhe qëndrimin në kryeqytet, si dhe për të hequr klauzolat në kontratën e tij.

Ndërkohë, argjentinasit mund t’i bashkohet te Roma edhe ish-shoku i tij i skuadrës te Juventus, Federico Chiesa, me këtë të fundit, i cili nuk shihet si lojtar thelbësor në projektin e teknikut Thiago Motta dhe mund të lërë “Bardhezinjtë” në verë, teksa prej disa muajsh “Gladiatorët” po përpiqen ta transferojnë në kryeqytet.

Ndërkaq, kujtojmë se Dybala dhe Chiesa kanë qenë bashkë edhe “Allianz Stadium”, të Torinosë në periudhën 2020-2022, duke shënuar një numër të konsiderueshëm golash, 38 të dy së bashku, teksa gjasat janë që tashmë të vijojnë bashkëpunimin në fushë në “mitikun” kryeqytetas, të “Stadio Olimpico”. /i.m /abcnews.al

Next Post

“Varfanjaku” De la Fuente, trajneri i Spanjës merr rrogë bazë 1.2 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.