Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, u pyet në një konferencë për shtypin nëse do të dëshironte të kishte vitin e ardhshëm në Romë Dybala-n, Paredes-in dhe Hummels-in. Të tre lojtarëve u skadon kontrata (me situata të ndryshme) dhe e ardhmja e tyre është e paqartë. Ranieri dëgjon pyetjen dhe përgjigjet: “Po.” Heshtje në sallën e shtypit. Trajneri shton: “Po, kështu shkurt: po, mos ta zgjatim shumë.” Dhe më pas shpërthen në të qeshura. Sikur të thotë: ju kam thënë tashmë se janë të pazëvendësueshëm, kam shpjeguar që në Como kemi vuajtur mungesën e Hummels-it dhe Paredes-iy, Dybala-n e aktivizoj gjithmonë, çfarë tjetër duhet të shtoj?
Por cila është situata kontraktuale e të treve?
Dybala ka kontratë që i skadon në qershor. Pas edhe 6-7 ndeshjeve (me të paktën 45 minuta lojë), kontrata rinovohet automatikisht deri në 2026. Pagë e jashtëzakonshme, rreth 8 milionë euro. Paulo, i kërkuar me ngulm nga Galatasaray, ka një klauzolë largimi prej 12 milionë eurosh që është e vlefshme nga data 1 deri më 15 janar, por ndjesia është që nuk dëshiron ta shfrytëzojë dhe pret një telefonatë nga Roma për të rinegociuar kontratën dhe ndoshta për të shtrirë pagën.
Hummels, i cilësuar nga Ranieri si lideri i mbrojtjes, ka një marrëveshje të pastër deri në qershor, pa kushte për rinovim.
Paredes, nga ana tjetër, mund të zgjasë kontratën për një sezon tjetër nëse plotësohen disa kushte. Duke parë paraqitjet e tij të fundit, duket vetëm çështje formaliteti.