• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dybala vlen 13 milionë euro në janar

03/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Corriere della Sera” analizon të ardhmen e Paulo Dybala dhe sqaron se sulmuesi argjentinas i Romës, që ka një kontratë me klubin verdhekuq deri në 30 qershor të vitit 2025, mund të largohet nga kryeqyteti italian nëse dëshiron, që në këtë sesion të merkatos, madje për një shifër të përcaktuar: 13 milionë euro.

Bëhet fjalë për një klauzolë në kontratën e lojtarit, që nuk vlen për klubet e Serie A, por vetëm për klubet jashtë Italisë, duke përfshirë edhe ato arabe.

Për momentin, “Joya” nuk do të marrë në konsideratë një transferim në Saudi Pro League, madje ka refuzuar disa oferta.

Por duhet thënë edhe që argjentinasi ka mbetur i zhgënjyer që Roma nuk i ka bërë një propozim për të rinovuar kontratën.

Dybala është aktivizuar në 15 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 4 gola mes kampionatit dhe Europa League, por duhet theksuar se minutazhi i vogël ka qenë i ndikuar nga disa dëmtime, që nuk e kanë lejuar të japë më të mirën në këtë pjesë të parë të sezonit.

Next Post

“Bastet nuk janë një krim”, Bufon lëshon deklaratën surprizuese: Shteti po i inkurajon lojërat e fatit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.