Milani dëshiron të rinovojë me Majk Menjanë, por ashtu siç ndodhte një vit më parë me Leaon, edhe me portierin situata është më e ndërlikuar nga sa duket. Ai dëshiron më shumë se dyfishim të rrogës, duke kaluar në të paktën 6 milionë euro në sezon, nga 2.8 që merr aktualisht.
Deri më tani palët janë munduar vetëm të lënë një takim që me gjasë do të marrë jetë në fund të sezonit. Synimi i drejtuesve kuqezi është t’i ofrojnë një maksimum prej 5 milionë eurosh në vit dhe një seri bonusesh me qëllim për të motivuar sedrën e 28-vjeçarit, i cili sivjet mes problemeve me dëmtimet dhe disa golave më tepër të pësuar, nuk po rezulton më vendimtar si në vitin e titullit.
Sidoqoftë, nëse nuk arrihet akordi, “Djalli” do të duhet të meditojë një shitje të mundshme të Menjasë, duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026. Janë disa klubet e interesuara me Bajernin e Mynihut në krye, por një merkato ambicioze e gërshetuar me një projekt financiar, mund të bëjnë që Menja të pranojë qëndrimin te “Djalli”.
PANORAMASPORT.AL