• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dyseldorfi “kuqezi”, tifozët shqiptarë masiv para ndeshjes me Spanjën

24/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Pavarësisht se sfida fillon në mbrëmje, në Dyseldorf ka nisur festa e tifozëve shqiptarë, ku ashtu si në përballjet e para të Evropianit të Gjermanisë, ndaj Italisë e Kroacisë, “kuqezinjtë” ia kanë marrë valles e këngës.

Siç shihet edhe në fotot festa ka nisur e “zjarrtë” në rrugët e qytetit dhe kësaj here është disi më e veçantë, pasi janë bashkuar edhe disa tifozë spanjollë, të cilët nuk kanë ngurruar aspak t’i bashkohen “kuqezinjve”, duke dhuruar spektakël para fillimit të sfidës.

Next Post

Fratezi bëhet problem, kërkon më shumë minuta në sezonin e ri me Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.