• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dyshimet e Motës para PSV-Juve/ Lokateli rikthehet titullar, Jildiz lë në stol Gonzalezin

19/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I freskët nga fitorja e rëndësishme kundër Interit, e katërta radhazi, Juventusi udhëton drejt Holandës për të luajtur kundër PSV-së për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.

juventus mota

Pas 2-1 në ndeshjen e parë të vulosur me golat e Mekenit dhe Mbangulës, bardhezinjve do t’u mjaftojë edhe barazimi, por Mota synon fitoren e pestë radhazi dhe për ta arritur atë po mendon të ndryshojë sërish formacionin titullar. Dyshimi i parë kishte të bënte me linjën mbrojtëse përballë Di Gregorios, por gjithçka duket se është zgjidhur.

Kambiazo u stërvit në grup dhe, pasi u rikthye mirë në sfidën ndaj Interit pas pushimit të gjatë, ai është kandidat për një fanellë titullari në vend të Savonës (i cili ishte në vështirësi të mëdha me zikaltrit). Keli do të shkojë në pankinë dhe nuk ka dyshime për fanellat titullare të Gatit, Veigës dhe Ueah. Një ndryshim pritet të ndodhë edhe në mesfushë, ku në vend të Turamit, do të startojë sërish Lokateli, ndërsa Kopmeiners dhe Mekeni do të veprojnë sërish në mbështetje të Kolo Muanisë.

Duke folur për këtë të fundit, pas shpinës së tij veç Mekenit, pritet edhe Konseisao e Jildiz, me Niko Gonzalezin që do të pushojë. Jildiz megjithatë, është në balotazh me Samuel Mbangulën, që bëri mjaft mirë në ndeshjen e parë. Sa i përket Dushan Vlahoviçit, serbi pritet të jetë sërish në stol.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Skandal në Superligë, fizioterapeuti i Malishevës, sulmon gjyqtarin Zeqiri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.