Sunday, 3. May 2026
Sport

Dyshimet e Sylvinhos para duelit me Letoninë

GS 08/09/2025 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është në dilemë para duelit me Letoninë, i cili luhet në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria, të hënën ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet të martën prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Sulmuesi Myrto Uzuni mbetet në dyshim për këtë ndeshje edhe pse u raportua se ishte rikuperuar nga lëndimi muskulor, ndërsa telashe thuhet se ka edhe për Adrion Pajazitin e Arlind Ajetin.

Javën e shkuar, Shqipëria fitoi 1:0 miqësoren ndaj Gjibraltarit kurse ndaj Letonisë kërkon fitoren e dytë në kuadër të Grupit K kualifikues, ku në katër ndeshje të luajtura deri më tani ka tubuar 5 pikë.

Teilen: