Thursday, 5. March 2026
Sport

E ardhmja e Armando Brojës/ Talenti shqiptar lë pas dëmtimin dhe zbret në stërvitje me skuadrën e… 

GS 21/06/2023 1 Min. Lesezeit

Lajme pozitive për Armando Brojën vijnë nga Anglia. Talenti shqiptar, ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti gjatë larg fushave të blerta dhe është gati të rikthehet më i fortë se kurë.

broja

Pavarësisht dëmtimit, interesimet për shërbimet e Brojës, nuk kanë munguar, por së fundmi bëhet me dije se shqiptari është në planet e trajnerit Poçetino, i cili duket se ka vendosur të mos e nxjerr në shitje 21-vjeçarin.  

Ndërkohë raportohet se Broja ka nisur sot stërvitjen me ekipin U-21 të Çelsit, për t’u riaftësuar dhe për të arritur formën e duhur fizike. Pas disa ditëve stërvitje me ekipin e 21-vjeçare, Broja do t’i bashkohet skuadrës së Poçetinos në fazën përgatitore për sezonin e ri.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: