• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Asllanit, dy klube angleze dalin në skenë për mesfushorin e Kombëtares

14/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani po bëhet gati që të nisë pas pak ditësh sezonin e tij të tretë si lojtar i Interit.

asllani

Por kjo verë mund të jetë pak më ndryshe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, pasi me lëvizjet e fundit që ka bërë Interi, roli i tij në skuadër nuk është më aq i sigurt. Afrimi i Piotr Zielinskit ka shtuar rivalitetin për një vend në rreshtimin e zikaltërve, qoftë edhe si alternativë nga stol.

Ndaj për klubin mund të jetë një opsion tërheqës edhe shtija e tij, duke pasur parasysh që ofertat nuk mungojnë. Fiorentina prej kohësh ka shfaqur interesi për lojtarin, të cilit mund t’i japë edhe hapësira si titullar në rreshtimin e vjollcëve. Por së fundmi në skenë kanë dalë edhe ekipet angleze.

Portalet pranë Interit kanë mësuar se ka pasur një interesim konkret nga dy klube të Premier Ligës, Kristal Palas dhe Uest Hem, të cilat kanë mundësitë ekonomike për të përballuar kërkesat e klubit zikaltër dhe vetë futbollistit. Tani mbetet të mësohet se çfarë drejtimi do të vendosin të zgjedhin Asllani dhe klubi, ku ai deri para fillimit të kësaj vere cilësohej një alternativë e rëndësishme për zikaltrit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rooney: Mainoo do të shënojë nesër dhe do të jetë vendimtar për Anglinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.