• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Brozovic në pikëpyetje, lojtari i Interit refuzon ofertën e Arabisë Saudite

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Brozovic ka refuzuar ofertën e bërë ditën e djeshme nga Arabia Saudite. Kështu, Barcelona fillon të fërkojë duart dhe ndërsa Interi të shqetësohet pasi në këtë mënyrë nuk futet dot në tratativat finale për transferimin e Davide Frattesi.

Mesfushori kroat në fakt luan me Arabët në rrjetet sociale me disa mesazhe provokuese në profilin e tij në Instagram. Madje mbrëmjen e djeshme, Brozovic ka postuar një foto me fanellën e Interit duke komentuar dy simbole të zemrave me ngjyrat zikaltër.

Ai ende dëshiron të luajë në ligat e nivelit të lartë, në Europë. Përtej parave të Al Nassr që dëshiron të depozitojë në llogarinë e tij, ai ka refuzuar milionat e tyre sepse është i bindur se ka ende çfarë jep në Europë.

Barcelona, klubi tjetër i cili ka shfaqur interes për kroatin, duket se tashmë mund të buzëqeshë dhe të tentojë nga afër diçka konkrete për ta transferuar mesfushorin e Interit në Spanjë. Nga ana tjetër, Inter dëshiron që kjo histori të mbyllet sa më shpejtë dhe të hidhet më pas në sulm për transferimin e mesfushorit italian, Davide Frattesi./h.ll/abcnews.al

Next Post

Zaniolo drejt rikthimit në Itali, sulmuesi zbulon skuadrën e zemrës: E doja që fëmijë, shpresoj të luaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.