Friday, 24. April 2026
Sport

E ardhmja e Çabi Alonsos, Shvajnshtaiger jep sinjale bavareze: Qëndron në Gjermani

GS 08/02/2024 1 Min. Lesezeit

Aventura e Ksabi Alonsos te Bajer Leverkusen në edicionin 2023-2024 ka impresionuar të gjithë dashamirësit e futbollit. Largimi i Jyrgen Klopit nga Liverpuli në fund të sezonit ka rritur dyshimet se iberikasi do marrë timonin e “Reds”-ve.

cabi shvajn

Por ikona e mesfushës bavareze dhe kombëtares gjermane, Bastian Shvajnshtaiger, nuk e beson këtë teori: “E njoh Ksabin dhe e kuptoj lidhjen e tij me ekipin e Liverpulit, megjithatë nuk e ndryshojë qëndrimin se ai do të mbetet gjatë në Bundeslig.

Mbase etapa me Leverkusen mund te jetë në fund, por e kuptoj se 42-vjeçarit i pëlqen taktika dhe futbollin në ligën vendëse. E njoh mirë, më besoni për këtë që po them”, përfundoi Bastian Shavjnshtaiger, duke na lënë të kuptojmë një kalim të mundshëm të Alonsos te Bajerni.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: