Friday, 15. May 2026
Sport

E ardhmja e Dibalës merr kthesë të papritur, sulmuesi surprizon me vendimin

GS 22/08/2024 1 Min. Lesezeit

Paulo Dibala nuk do të largohet nga Roma. Kur dukej gjithçka e mbyllur për kalimin e tij te klubi arab Al Qadsiah, argjentinasi i ka befasuar të gjithë duke hequr dorë nga një rrogë marramendëse (75 milionë euro në tre vite). 

 dibalaaa

Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit Roma, shihemi të dielën”. Një vendim i marrë teksa dy klubet po negocionin çmimin e kartonit të lojtarit. Në momentet e fundit duket se Dibala ka ndryshuar mendjen duke refuzuar milionat e eurove, teksa zgjodhi Romën.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: