Thursday, 23. April 2026
Sport

E ardhmja e Fisnik Asllani larg Gjermanisë, përveç Barçës e ndjekin edhe skuadra të Premier League

GS 26/10/2025 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Fisnik Asllanit nuk do të jetë më në Bundesligë. Redaksia e “Sky Sport Deutschland” ka zbuluar mëngjesin e sotëm se përveç Barcelonës, e cila prej kohësh po ndjek nga afër performancën e sulmuesit dardan të Hoffenheim, interes kanë shfaqur edhe disa skuadra të Premier League.

23-vjeçari ka nisur mjaft mirë sezonin në Bundesliga me pesë gola të shënuar. Më i fundit ishte ai i rrealizuar ditën e djeshme përballë Heidenheim.

Në akordin mes Asllanit dhe klubit të tij aktual ka një klauzolë, e cila i lejon lojtarit që të largohet këtë verë nëse një klub do të jetë i gatshëm që të paguajë një shifër që varion prej 27-30 milionë euro. Performanca e sulmuesit dhe shifra e arsyeshme e akorduar me klubin për kartonin e tij e kanë kthyer Asllanin në njërin prej lojtarëve më të lakmuar të momentit.

Teilen: