• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e futbollistit të Interit në dyshim, Inzagi kërkon fizik në mesfushë/ Ja opsionet për pasardhësit

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me vetëm një javë nga fundi i merkatos së verës, tek Interi duhet ende të përcaktohet e ardhmja e Stefano Sensit, e rrjedhimisht e mesfushës. Në ditët në vijim pritet një takim i agjentit të Sensit me drejtuesit e Interit për të marrë një përgjigje përfundimtare mbi të ardhmen e 28- vjeçarit, kontrata e të cilit skadon në 2024-ën.

sensi

Edhe pse gjithmonë e më shumë po fiton terren qëndrimi i italianit në Milano, tek Interi po mbajnë ende të hapura pistat e merkatos. Simone Inzagi kërkon një mesfushor më fizik (asnjë mesfushor zikaltër nuk i prek 180 centimetrat) për të zëvendësuar Roberto Galjardinin dhe drejtuesit po monitorojnë një sërë profilesh me kosto të ulët.

PROFILET – Francezi 20-vjeçar Lukas Gourna-Duath (185 cm) ka hyrë në listën e Marotës, falë përballjeve të shpeshta të Interit me Salcburgun në miqësore, por edhe si një emër i promovuar nga skautët. Mesfushori ama vlerësohet me 20 milionë euro, një shifër për momentin larg mundësive (nëse shitet Korrea situata mund të ndryshojë).

Ndër pistat europiane do të ishte edhe Ndombele (181 centimetra), kampion i Italisë gjatë huazimit te Napoli, por që nuk është sërish në planet e Totenhemit. Për të në garë ama është Gallatasarai, që mund t’ua vështirë sojë punën zikaltërve. Në Itali, nga ana tjetër, ngacmon Antonin Barak (190 cm), por marrëdhëniet mes Interit dhe Fiorentinës janë thuajse inekzistente, ndërkohë që një tjetër pistë e Serisë A është edhe Xhulio Maxhore (185 centimetra), ish-i i Specias, që aktualisht është pjesë e Salernitanës.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Monaco arrin akordin me Arsenal, Balogun në Ligue 1 për 45 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.