• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Luka Modriç te Real Madrid është akoma në pikëpyetje, agjenti i tij sqaron gjithçka

12/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Aventurës së Luka Modriç me Real Madridin mund t’i vijë fundi, pasi agjenti i tij zbuloi planet e të ardhmes së kroatit.

modric

Ish-fituesi i Topit të Artë, e ka akoma në mëdyshje qëndrimin në kryeqytetin spanjoll, bashkë me partnerin e tij në mesfushën madrilene Toni Kros. Kjo vjen edhe falë trasnferimit që Kilian Mbape do të bëjë këtë verë, dhe kampionët e Spanjës mund të mendojnë që të “pastrojnë” ekipin, në mënyrë që të përfitojnë edhe financiarisht, nga përfitimet e transferimeve por edhe të rrogave të mëdha që kanë lojtarët.

Agjenti i mesfushorit u shpreh për një media spanjolle se klienti i tij akoma nuk e ka vendosur të ardhmen, dhe janë akoma në pritje:

“ Deri më tani, akoma nuk kemi diçka të qartë në lidhje me të ardhmen e Modriç te Real Madridi. Javën e ardhshme do të jemi më të qartë. Reali është shtëpia e dytë e Modriçit, kështu që ne do të vendosim më të mirën për të.”

Ndoshta Luka Modriç do ta shpall publike largimin e tij nga “Los Blancos” pas përfundimit të EURO 2024, ku do të përfaqësojë kombëtaren kroate si kapiten i saj. Për të mos harruar që Kroacia ndodhet në Grupin B, të njëjtin me Shqipërinë, dhe kombëtaret do të ballafaqohen në ndeshjen e dytë të grupit.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Suarez shënon gol në fitoren me përmbysje të Inter Miamit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.