Wednesday, 18. March 2026
Sport

E ardhmja e Mbapes në pikëpyetje, ish-lojtari i “galaktikëve” e këshillon: Shko në Madrid

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Realit të Madridit, Bernd Shuster, ka deklaruar se është i bindur se Mbape do të përfundojë te Reali deri në mbylljen e merkatos së verës. Mbape ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me PSG-në që po bën gjithçka për ta mbajtur.

mbape

Por Shuster duke folur për gjermane “Bild” i ka bërë një apel lojtarit që të lërë Parisin dhe të shkojë në Madrid.

“Mbape po humb vitet e tij më të bukura në Paris. Ai duhet të shkojë në Madrid te Reali. Edhe Perez e di mirë se me ikjen e Ronaldos dhe Benzemasë, i duhet një lojtar si Mbape”, tha Shuster.

Teilen: