Wednesday, 20. May 2026
Sport

E ardhmja e Muçit, Beshiktash del me deklaratë zyrtare për lojtarin e Kombëtares shqiptare

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Ernest Muçi është raportuar larg Beshiktashit në sezonin e ardhshëm. Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk po kalon edicionin më të mirë të mundshëm, ndërsa klubi turk ka vendosur të prononcohet për largimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar.

Screenshot 2025-03-21 183231

Klubi zyrtarisht ka përgënjeshtruar çdo lajm duke i konsideruar të rremë. Jo vetëm për Muçin, por zërat kanë qenë edhe për largimin e Elan Rikardon.

Kujtojmë se kartoni i Muçit u ble rreth 1 vit më parë nga Legia e Varshavës. Beshiktash pagoi plot 10 milionë euro për sulmuesin që sapo ka mbushur 24 vjeç.

Screenshot 2025-03-21 190619

PANORAMASPORT.AL

Teilen: