E ardhmja e Murinjos, ku pritet të jetë destinacioni i radhës i “Special One”?
Shkarkimi i Zhoze Murinjos edhe pse i pritshëm, bëri shumë zhurmë në Itali, por çfarë pritet të ndodhë tani me “Special One”?

Për momentin, Njukasëlli duket opsioni më i mundshëm, një skuadër që ka buxhet, por që nuk po arrin të konkurrojë në nivele të larta.
Emri i tij u lidh më herët edhe me një kalim të mundshëm te Brazili, por 5 herë kampionët e botës sapo prezantuan trajnerin e ri, Dorival Zhunior.
Pak kohë më parë portugezi theksoi se herët apo vonë do të drejtoj në Arabinë Saudite dhe sheikët janë gati ta “veshin me ar” në çdo moment.
PANORAMASPORT.AL
Teilen:
