• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Neymar-it mbetet e paqartë, klubi i MLS-së i garanton pagën e Messit

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

MLS nuk ka ndërmend të ndalet në qëllimet e saj për tw marrw ‘yjet’ që vijnë nga Evropa ose që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në Kontinentin e Vjetër. Në orët e fundit po merr gjithnjë e më shumë kuotë hipoteza se disa klube amerikane mund të synojnë të angazhojnë Neymar Jr.

Inter Miami është skuadra e parë që po shqyrton mundësinë për të rikompozuar treshen e famshme MSN te Barcelona (Messi, Suarez dhe Neymar), por klubi i Beckham-it nuk ka burimet e nevojshme dhe as autorizimin për të garantuar një pagë kaq të lartë për ish-‘yllin’ e PSG-së.

Kështu, shfaqet një pistë e re. Klubi Chicago Fire është duke tentuar të tërheqë Neymar-in. Sipas asaj që ka zbuluar L’Équipe, klubi amerikan ka bërë një ofertë të konsiderueshme dhe ka paraqitur një projekt tërheqës. Nga ana tjetër, duket se Al-Hilal ka vendosur të heqë dorë nga futbollisti brazilian, i cili është dëmtuar rëndë në mënyrë të përsëritur dhe ka kaluar më shumë kohë në infermieri sesa në fushë.

Madje, sipas të përditshmes franceze, klubi saudit është i gatshëm të kompensojë Neymar-in, i cili u ble për 90 milionë euro nga PSG në gusht të vitit 2023, vetëm për ta larguar pesë muaj para përfundimit të kontratës dhe për të anuluar opsionin për një vit shtesë.

 

Drejtuesit e Chicago Fire aktualisht ndodhen në Evropë dhe këtë javë janë takuar me babanë e Neymar-it, i cili është edhe menaxheri i tij, si dhe me konsulentin e tij (Pini Zahavi). Ata kanë paraqitur një ofertë të ngjashme me atë që merr Lionel Messi në MLS. Megjithatë, kjo ofertë nuk ka mjaftuar për të bindur përfaqësuesit e brazilianit, të cilët kërkojnë shumë më tepër: Neymar pritet të përfitojë rreth 70 milionë euro në Arabinë Saudite, ku në vitin 2024 ka fituar mbi 100 milionë euro.

Next Post

Pep Guardiola ndahet nga bashkëshortja pas 30 vitesh histori dashurie, zbulohet arsyeja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.